“Jetojmë në botë të rrezikshme”, kreu i NATO-s: Tensionet në Ballkan po rriten – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Jetojmë në botë të rrezikshme”, kreu i NATO-s: Tensionet në Ballkan po rriten

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të zhvilluar për mediat u ndal tek zhvillimet aktuale në botë, lufta, sulmet, si edhe tensionet në Ballkanin Perëndimor.

    Ai u shpreh qartë se NATO nuk provokon luftë, por ka për qëllim parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes, duke theksuar se së fundmi tensionet në Ballkanin Perëndimor kanë qenë në rritje.

    “Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, tha ai.

    Gjithashtu shtoi se KFOR në Kosovë ka rol kyç jo vetëm për ruajtjen e paqes në Kosovës, por edhe më gjerë në Ballkan.

    “Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Stoltenberg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark