Kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi është njëri prej të arrestuarve në aksionin e sotëm të policisë që lidhet me ndërtimet në Brezovicë.
Gjatë punë së tij si kryeinspektor, Halimi ka marrë 592 euro në muaj nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apo 7 mijë e 107 euro në vit, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai është pronar i një shtëpie 200 metra katrorë ë Dragash, e cila ka vlerën e 60 mijë euro, ndërsa ka prona të përbashkët të dy tokave bujqësore, njëra në fushë e tjetra në bjeshkë, të cilat së bashku kapin shumën e 75 mijë eurosh.
Halimi del se nuk ka as veturë të tij po ashtu ai banon me qira në Prishtinë.
Halimi nuk ka raportuar asnjë cent të vetëm në bankat komerciale në vend.
Halimi nga Komuna e Dragashit ka marrë një mijë euro, si ndihmesë për botimin e një libri dhe nga Shoqata e të Burgosurve ka marrë 18 mijë e 286 euro
Të hyra vjetore, gjatë vitit 2020 Bedri Halimi i ka raportuar plot 26 mijë euro.
Pasuria e Halimit të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion del të jetë në vlerë prej 135 mijë eurove./Insajderi.org