Jeton Mehmeti refuzon të udhëheqë mbledhjen pas zgjedhjes së Besnik Berishës si kryetar i KMP-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeton Mehmeti refuzon të udhëheqë mbledhjen pas zgjedhjes së Besnik Berishës si kryetar i KMP-së

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zgjedhjes së Besnik Berishës si kryetar i Këshillit të Mediave të Kosovës (KMP) me katër vota, Jeton Mehmeti ka refuzuar të udhëheqë mbledhjen si kryetar i përkohshëm, shkruan Insajderi.

    Mehmeti ka thënë se, sipas ligjit, mandati i tij ka përfunduar dhe ai nuk mund të udhëheqë më mbledhjen, pavarësisht insistimit të anëtarëve të Bordit të KMP-së që ai të vazhdonte deri më 21 janar.

    “Unë s’ndjej siguri juridike për të vazhduar, dy kryetarë në një sallë. Misioni im përfundon këtu. Nëse thirret mbledhje tjetër, mund të marr pjesë si anëtar, pasi mandati si anëtar vazhdon deri më 21”, ka deklaruar Mehmeti, duke e mbyllur mbledhjen.

    Theksojmë se Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), me katër vota nga anëtarët. Ai u zgjodh kundërligjshëm, meqë kryetari i deritanishëm, Jeton Mehmeti, kishte mandat edhe disa ditë.

    Berisha njihet për gjuhë linçuese ndaj drejtuesve të mediave. Kritikonte edhe ish-emisarin e SHBA’së në Kosovë, Richard Grenell.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark