
Kthimi i serbëve në institucione varet nga zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme, tha Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiq, duke iu referuar Asociacioani të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Insajderi.
Këto komente, Jevtiq i bëri pas një takimi me Shefen e misionit të tejskaduar të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh.
Mes tjerash, Jevtiq iu ankua Ziades për “sjellje dhe trajtim të papërshatshëm” nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal referuar atyre që udhëhiqen nga komuniteti serb.
“Reagimet dhe veprimet e qytetarëve ndaj negociatorëve në Bruksel janë të ndryshme, por ajo që na nevojitet dëshpërimisht të gjithëve është kthimi i besimit te institucionet, dhe kjo është gjëja konkrete që ndikon në jetën e qytetarëve tanë. Sjellja dhe trajtimi i papërshtatshëm i institucioneve të pushtetit qendror ndaj institucioneve të pushtetit lokal, në mënyra dhe procedura të ndryshme, të pazakonta, çojn deri në humbjen e besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre”, tha Jevtic.
“Gjatë takimit u konstatua se zbatimi i marrëveshjeve të arritura është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucione, si dhe kthimi i besimit tek ata”, përfundon njoftimi në llogarinë e Facebook-ut të Komunës së Shtërpcës./Insajderi/