Jevtiq insiston se do tu sigurojë serbëve banim në Mushtisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq insiston se do tu sigurojë serbëve banim në Mushtisht

    Insajderi
    28 August 2016 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalibor Jevtiq, i cili është ministër për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se do të insistojë të sigurojë qëndrimin jo vetëm ditor të të zhvendosurve, por edhe kthimin e njerëzve me fëmijë.

    Ai ka thënë se beson dhe ka dëgjuar nga të zhvendosurit që nuk do të heqin dorë nga dëshira për t’u kthyer, edhe pse sot ishte ditë zhgënjyese për ata.

    “Ishte zhgënjyese ngaqë pritën disa orë për të qenë në fshatin e tyre, ku shumica prej tyre kanë kaluar jetën aty”, ka thënë Jevtiq për REL.

    Ai njoftoi, gjtihashtu, se në një periudhë të shkurtë do të fillojë ndërtimi i shtëpive për dhjetë familjet që kanë vendosur të kthehen.

    “Kërkojmë mbrojtje të plotë ligjore dhe të sigurisë për këta njerëz, me dëshirën që në këtë mënyrë të luftohet sundimin e të drejtës dhe ligjit. Lufta jonë është ajo luftë që na çon në këtë qëllim”, u shpreh ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark