×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo” – Si i emëroi noterë familjarët e politikanëve që dikur Albulena Haxhiu i kishte kundërshtuar

    Insajderi
    15 July 2024 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “As mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë qata që ti po mendon…Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”. Ndonëse kështu kishte deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në vitin 2022 gjatë një debati në Kuvendin e Kosovës me ish- ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri për emërimin e disa noterëve të rinj që kanë lidhje familjare me politikanë të PDK’së, të hënën Haxhiu ka vënë nënshkrimi e saj në vendimet për emërimin si notere të grave të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ish-deputetit Rafet Rama e ish-ministrit Hajredin Kuçi.

    Ministria e Drejtësisë të hënën ka publikuar vendimet për emërimin e noterëve të rinj.

    Në mësim e emrave që janë publikuar ne sajtin e Ministrisë, figurojnë emra e familjarëve të disa politikanëve, shkruan Insajderi.

    Në mesin e tyre është gruaja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Shemsie Lladrovci, është caktuar në juridiksionin territorial të Komunës së Deçanit, thuhet në vendimin e publikuar nga Ministria e Drejtësisë.

    Ndërsa, Fatmire Jerliu-Kuçi, gruaja e ish- ministrit Hajderin Kuçi është emëruar në Komunën e Lipjanit.

    Si notere është emëruar edhe Xhyljetë Izmaku-Rama, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidatit për president të Kosovës më 2016, Rafet Ramës.

    Ministrja, Albulena Haxhiu, në prill të vitit 2022 kishte deklaruar publikisht se sa të është ajo në krye të Drejtësisë, nuk do t’i emëroj emrat që tashme ndodhen në listat e publikuara nga ministria që udhëheq ajo.

    “Sa i përket noterisë, as mendja mos të shkon që ka me t’i bë noterë qata që ti po mendon e qata që ti i ke ndërhy me i vlerësu më së larti me pijkë. Jo Abelard Tahiri, sa të jem unë ministre e Drejtësisë kurrë jo”, kishte deklaruar Haxhiu.

    Nga 100 noterë, 40 prej tyre janë të përzgjedhur nga procesi i emërimit të noterëve të zhvilluar në vitin 2019 nga Qeveria Haradinaj, ndërsa 60 të tjerë nga konkursi i fundit i vitit 2024 të cilët janë përzgjedhur nga pushteti aktual.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark