"Jo kushtetuese", vjen reagimi i parë i VV’së pasi Abdixhiku propozoi qeveri të tranzicionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jo kushtetuese”, vjen reagimi i parë i VV’së pasi Abdixhiku propozoi qeveri të tranzicionit

    Insajderi
    06 May 2025 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvëndësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë reagimin e parë pasi Lumir Abdixhiku e bëri propozimin për Qeveri të Tranzicionit, transmeton Insajderi.

    Sallahu e ka quajtur jokushtetuese propozimin nga dikush i pozicionit të tretë.

    Sallahu ka shtuar se kjo dhe format tjera të krijimit të qeverisë i  takojnë dikujt tjetër.

    Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, ka shkruar Sallahu.

    Abdixhiku sot në një konferencë për media tha se ka marrë iniciativën për të bashkëbiseduar me partitë tjera shqiptare për të formuar një Qeveri Nacionale të Tranzicionit me kryeministër dhe kabinet unifikues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark