Dy persona kanë mbetur të plagosur në Podujevë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Borovci shtoi se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor derisa policia po vazhdon me hetimet.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.
Ndërkohë të dyshuarit nuk janë arrestuar ende, tha Borovoci.
“Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, u shpreh Borovci.
@insajderitv Plagosje në Podujevë, policia ndërhynë me vrap #podujeva #llapi #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi