“Spirit of Drini” është fabrika për prodhimin e ujit e cila është proceduar në Prokurorinë Themelore në Pejë, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur ujin ilegalisht. Menaxheri i kësaj kompanie Auron Osmanaj e mohoi, i cili tha për Insajderin se ndihen zero fajtor pasi që nuk është gjetur asgjë ilegale.
Osmanaj e quajti interes të brendshëm, pasi që siç tha ai nuk iu ka gjind asgjë ilegale. Tutje tha se e kanë gjetë vetëm një çeshme të vogël të cilën e përdor një kojshi për lopë e dhi.
“Zero fajtorë, jo per shkak qe u gjind, por nuk është gjind asgjë, është interes komplet i brendshëm. Sa i përket neve ne kemi dy gypa të licensume, një gyp është fi 75 i cili është në funksion dhe gypi rezervë përshkak ardhjes së makinerisë së re dmth 90-she. Gypi i dyte është jashtë funksioni dmth është kapur me gypin e parë që dmth e ka jep vendimin Hidrodrini. Te na sen s’kanë gjet , kanë gjetë çeshme e cila është jashtë thurjes, një çeshme e cila e përdor kojshia për begati të veta, për lopë, dhi, i cili është person me aftësi të kufizuara psiqike”, tha menaxheri i kësaj fabrike. Gypi i djatht është apliku dhe kemi vendimi si fi 90 ndërsa këta e kanë vendos vet Hydrodrini fi 100“, tha menaxheri i “Spirit of Drini”.
Tutje Osmanaj tha se do ta padisin Hidrodrinin, duke e theksuar se jo një gyp por asnjë gotë nuk është anashkalu nga ana e tyre.
“Ne e kemi bë kërkesën nga Hidrodrini tri herë që me ardhë me hek atë çeshme, ajo është e vogël, ai zotëria ka ardh edhe e ka hek blloken, dmth, na e kemi bo kërkesën tri here edhe inspektimin e kemi bo kërkesën. Na nihemi 0 fajtor. Do ta padisim Hidrodrinin. Jo një gyp , po asnjë gotë nuk ka pas mundësi mu anashkalu nga ana jonë”