“Jo s’ta kqyri nanën ku**ë, ta q*” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jo s’ta kqyri nanën ku**ë, ta q*” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    Insajderi
    23 August 2025 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë – dega në Istog ka shpallur fajtor mjekun Xhevat Avdijaj, internist në QKMF Istog, për veprën penale mosdhënie e ndihmës mjekësore.

    Rasti ndodhi më 9 shkurt 2021, kur një paciente e operuar së fundmi në zemër kërkoi ndihmë urgjente. Pavarësisht gjendjes së saj, mjeku refuzoi ta vizitonte, duke përdorur gjuhë fyese ndaj familjarëve.

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën ku**ë që e ki, ta q… nanën”, i ishte drejtuar ai familjarëve.

    Edhe pse familja iu lut që ta kontrollonte, duke i treguar gjendjen kritike dhe historinë mjekësore të pacientes, doktori e refuzoi me arsyetimin se i kishte përfunduar orari i punës.

    Raportohet se më 4 qershor 2025, Gjykata shpalli aktgjykimin: 3 muaj burgim me kusht (nuk ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale); Obligim për të paguar shpenzimet procedurale dhe tarifat gjyqësore; Palës së dëmtuar iu la e hapur mundësia që kërkesën për kompensim ta ndjekë në procedurë civile.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark