Jo veç Ferizaj, edhe Malisheva bëhet me nënkalim-Limaj shfaqet i emocionuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo veç Ferizaj, edhe Malisheva bëhet me nënkalim-Limaj shfaqet i emocionuar

    Insajderi
    08 August 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numër i madh i malishevasve sonte u bënë bashkë në qendrën e këtij qyteti.

    Kjo për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që është projekt komunal dhe që ka vlerën rreth 8 milionë euro.

    Ky projekt ka marrë kohë tri vjet deri të finalizohet, teksa në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

    Për këtë projekt që u përurua sonte nuk pati prerje të shiritit por ceremonia u hap me një ecje që filloi në vendin ku nis nënkalimi dhe vazhdoi në tërë nënkalimin.

    Malishevasit thanë se kanë pasur nevojë për një projekt të tillë, e sidomos për sezonin e verës për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark