![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Televizioni spanjoll “Telecinco” ka raportuar gabimisht lidhur me videon e publikuar ku shihet një infermiere duke keqtrajtuar të moshuarën në një shtëpi pleqsh në Pejës.
Mediumi spanjoll i jep konotacion etnik kësaj ngjarje duke e cilësuar të moshuarën si serbe, ndërsa infermieret si shqiptare, njofton Klan Kosova.
“Ngacmimi fillon me një shuplakë që i bën të qeshin ato që marrin pjesë në këtë skenë kriminale. E vendosur në qoshe, e mbajtur nga krahët, plaka, e pambrojtur, merr disa shuplaka të tjera. Pafuqia e saj është totale”.
“Arrestimi i saj dhe i dy punëtoreve të tjera nuk e ngushëllon vajzën e viktimës, e cila denoncon trajtimin çnjerëzor. Një shqetësim që rihap plagë të rënda. Infermierja është shqiptare, e moshuara serbe, vendbanimi është në Kosovë. Një territor që për Serbinë u përvetësua nga shqiptarët e Kosovës”, shkruan portali i këtij mediumi.