![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të flas para deputetëve lidhur me angazhimet e saj përkitazi me fushëveprimtarinë që i takon.
Fjalimi i saj do të bojkotohet nga Grupi Parlamentar i AAK-së.
“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij.
Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, njoftojnë në Facebook.
Fjalimin e presidentes do ta bojkotoj edhe PDK-ja.