×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Jo vetëm t’ia fusin duart njëri-tjetrit| Doracaku i ministrisë i mësonte dhunesit seksual si mos ta lënë viktimen shtatzën, e stigmatizoheshin njerëzit homoseksual

    Insajderi
    16 November 2024 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëra ndër diskutimet kryesore në vend tash e sa ditë është doracaku për mësimdhënës “Edukimi seksual dhe shëndet riprodhues”, i publikuar nga Ministria e Arsimit.

    Në të janë të përfshira pjesë që kanë për qëllim edukimin seksual, si dhe udhëzues për praktikimin e disa sjelljeve nga nxënësit, që disa prej tyre kanë përmbajtje skandaloze.

    Në njërën nga fjalitë thuhet: “Nuk është e mjaftueshme t’i thuash vetëm ‘JO’ seksit, por është shumë e rëndësishme të thuash ‘Unë thashë JO sepse e di’.

    Pra, me këtë fjali, individi që refuzon të bëjë diçka mësohet ta arsyetojë vendimin e tij apo të saj, në mënyrë që jo-ja të jetë më bindëse dhe më e kuptueshme për atë që insiston.

    Në një pjesë tjetër, dhunimi seksual paraqitet si ngacmim seksual. Pra, një dhunues që në doracak cilësohet si ngacmues mësohet se si të dhunojë viktimën dhe t’i shmangët një shtatzanie të padëshiruar.

    “Kjo metodë nuk është efikase, pasi që edhe në lëngjet që lirohen nga mashkulli gjatë ngacmimit seksual mund të ndodhen spermatozoide të afta për të fekonduar qelizën vezë të femrës, dhe si e tillë, nuk rekomandohet për të rinjtë”, thuhet në doracak.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologëve, që njerëzit të kenë një orientim seksual të caktuar mund të ketë ndikime të mundshme gjenetike, hormonale, zhvillimore, sociale dhe kulturore, dhe nuk ka asnjë përfundim që orientimi seksual varet nga ndonjë faktor i veçantë.

    Ndërkaq, nga ky doracak, nxënësve u mësohet se orientimi seksual nuk është statik dhe i lindur, por është i rrjedhshëm dhe i ndryshueshëm gjatë gjithë jetës.

    Në pjesën ku definohet çfarë është abuzimi seksual, mes tjerash thuhet se moslejimi i personit të vishet në mënyrën që do ose në një mënyrë të caktuar është abuzim seksual.

    Ndoshta do të ishte mirë që autorët dhe publikuesit e këtij doracaku të lexonin më shumë se çfarë do të thotë abuzim seksual. Me një kërkim në Google mund të kuptohet se abuzimi seksual ka të bëjë me çdo akt të dhunshëm dhe/ose të detyruar që prek privatësinë dhe integritetin seksual të një individi pa miratimin e tij ose të saj.

    Ndërkaq, nëse një person i bën presion partnerit të tij për të veshur diçka, kjo konsiderohet një formë manipulimi ose shfrytëzimi psikologjik, por nuk është automatikisht abuzim seksual.

    Prapë, në një pjesë tjetër ku fokusi është dhuna, thuhet: “Një vajzë gjithmonë kërcënon të dashurin e saj, por kurrë nuk e godet atë. PO, kjo është abuzim.”

    Kjo pjesë lë hapësirë për shumë keqkuptime, pasi edhe nëse kërcënimi ndodh vetëm një herë, prapë është abuzim.

    Ndërkaq, në një pjesë tjetër, nxënësit mësohen së pari si të abuzojnë me një person i cili mund të mos i shohë, e që mund të cilësohet si më i pafuqishëm për të reaguar.

    Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Zëvendësministri Taulant Kelmendi ka thënë se ky tekst nuk është pjesë e kurrikulës dhe është zotuar se ky institucion është i gatshëm ta rishikojë këtë tekst.

    Në vijim mund të gjeni një video të realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, ku përmblidhen disa nga pjesët me përmbajtje skandaloze të doracakut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark