Joao Cancelo në qendër të skandalit, goditi një person në diskotekë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Joao Cancelo në qendër të skandalit, goditi një person në diskotekë

    Insajderi
    28 July 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reprezentuesi portugez Joao Cancelo është përfshirë në një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve në rajonin e Algarves, pas përfundimit të sezonit me klubin saudit Al-Hilal.

    Sipas të përditshmes portugeze Correio da Manhã, ngjarja ka ndodhur në klubin e njohur të natës “Bliss”, në qytetin bregdetar të Vilamouras.

    Dëshmitarët raportojnë se situata eskaloi pas një debati verbal, kur Cancelo u zhvendos nga një zonë më e qetë në një pjesë më të mbushur me njerëz brenda lokalit.

    Mbrojtësi 30-vjeçar dyshohet se ka goditur me grusht një person, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe gjakderdhje në gojë, që solli ndërhyrjen e menjëhershme të ndihmës së shpejtë dhe më pas të policisë.

    Autoritetet kanë nisur hetimet, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj futbollistit.

    Cancelo u transferua verën e kaluar nga Manchester City te Al-Hilal për 25 milionë euro, pas një krisjeje në marrëdhënien me trajnerin Pep Guardiola.

    Ai ka pasur gjithashtu periudha huazimi te Bayern Munich dhe Barcelona. Me kombëtaren e Portugalisë ka zhvilluar 60 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark