Joao Neves "merret" me flokët e Cucurellas, Chelsea shpallet kampion i Kupës së Botës për Klube - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Joao Neves “merret” me flokët e Cucurellas, Chelsea shpallet kampion i Kupës së Botës për Klube

    Insajderi
    13 July 2025 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea është shpallur kampione e Kupës së Botës për Klube, pasi ka mposhtur me rezultat 3-0 Paris Saint Germain.

    Ishte ekipi anglez ai që e hapi ndeshjen, me Cole Palmer që shënoi në minutën e 21’. Asistimi i erdhi nga krahu prej mbrojtësit të djathtë, Malo Gustos, shkruan Insajderi.

    Po ashtu edhe golin e dytë e shënoi Palmer, në minutën e 29’ nga i njëjti kënd falë një solo-depërtimi që la të shtangur mbrojtjen e parisienëve.

    Goli i tretë erdhi nga Joao Pedro, pas një asisti fantastik të golashënuesit të dy golave paraprakë, Cole Palmer.

    Të tri golat u shënuan pak para mbylljes së pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë nuk pati edhe shumë raste. Joao Neves mori kartonin e kuq, për shkak të tërheqjes së flokëve ndaj Cucurellas.

    Chelsea është fituesi i parë i formatit të ri të Kupës së Botës për Klube. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark