
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u përfshi në përleshje me sulmuesin e Chelseat, João Pedro, pas humbjes 3-0 të PSG-së në finalen e Kupës së Botës për Klube. Pas fishkëllimës së fundit, trajneri spanjoll ia vendosi dorën në fyt dhe shtyu sulmuesin brazilian.
Pas ndeshjes, João Pedro ishte i pari që foli në media në lidhje me përleshjen, por ai refuzoi të komentonte për atë që kishte ndodhur – por që dërgoi një mesazh, përcjell Insajderi.
“O Zot, nuk dua të them asgjë. Mendoj se ata ishin të mërzitur – është normale, ata humbën. Por ata duhet ta pranojnë këtë. Humbja është gjithashtu pjesë e lojës. Tani është radha jonë për të festuar“, tha João Pedro.
“Është normale. Dëgjo, vetëm pse fituan Ligën e Kampionëve – e kuptojmë. Urime, e merituan plotësisht. Por sot ishte një ndeshje ndryshe dhe ne ishim ata që fituam. Ata duhet ta pranojnë këtë. Pse të fillojnë të provokojnë? Në fund të fundit, unë thjesht po përpiqesha ta mbroja atë [Andrey Santos]“, tha në një intervistë tjetër Joao Pedro. /Insajderi.org/