×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Jobs kishte plane të tjera për iPhone

    Insajderi
    20 June 2017 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    iPhone nuk do të kishte ekzistuar nëse Steve Jobs nuk do e kishte në plan.

    Bashkëthemeluesi i Apple u invetua mjaft duke e bërë interesin e parë real në smartphone dhe hodhi bazat për tregun e gjerë që ekziston sot.

    Zbulimi i iPhone origjinal në 2007 ishte një moment i madh si për Apple dhe për botën, por gjërat mund të kishin shkuar komplet ndryshe nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e stafit të kompanisë. Dyshimet e Jobs për iPhone janë zbuluar nga Brian Merchant në librin e tij të ri “The one device: The secret history of the iPhone” (Një pajisje: Historia sekrete e iPhone).

    Sipas tij, Jobs fillimisht nuk e shihte si potencial tregun e saponisur të smartphone, por nisi të punojë fort kur u bë e qartë se mund të bëhej konkurruesi i iPod.

    “iPhone filloi si një projekt eksperimental, pa dijeninë e Jobs, e më pas u bë një projekt zyrtar me nxitjen e stafit ekzekutiv dhe u ndërtua nga një skuadër brilante, programues të shkëlqyer dhe ekspertë hardvvare”, ka thënë Merchant për CNBC.

    Dhe pse Jobs ishte i bindur të ecte përpara me iPhone ai bëri dhe një ndryshim që sot është një nga tiparet ikonë të kësaj pajisje: Home Button. Jobs nuk ishte i bindur për këtë, dhe kërkoi që iPhone të kishte edhe një buton permanent për kthim pas.

    “Telefoni me prekje, i cili duhej të ishte vetëm ekran, do i duhej një buton i vetëm. Sot e dimë të gjithë për kë bëhet fjalë: Home Button. Por Steve Jobs dëshironte që të kishte dy, të kishte dhe një buton që të kthente pas për lundrim”, lexohet në pasazhet e librit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark