Joe Biden përuron rrugën me emrin e të birit “Beau Biden” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Joe Biden përuron rrugën me emrin e të birit “Beau Biden”

    Insajderi
    17 August 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fjalimin e ceremonisë së përurimit të rrugës që tani do ta mbajë emrin “Beau Biden” – djalit të ndjerë të Joe Biden, nënpresidenti amerikan u shpreh i kënaqur për përurimin e rrugës në emër të djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

    “Ky është një momenti i ëmbël, por edhe i hidhur, pasi po këtu në këtë vend isha me Beau para disa viteve”, ka thënë Biden, duke shtuar se familja Biden është e kënaqur me këtë vendim.

    Me këtë rast edhe presidenti i Rëpublikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përurimit të rrugës “Beau Biden” në fshatin Sojevë të Ferizajt.

    “Jemi këtu me një arsye shumë të veçantë, jemi këtu për ta kujtuar Beau Biden. Beau i ndjerë, po që është djali i Biden është edhe një nga amerikanët e parë që ka shërbyer më zell dhe dashuri në Kosovën e pasluftës. Ai si një jurist i ri e ka ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

    “Ai na dha kohë të çmuar të jetës së vetë të shkurtër. Iu informoj se Kosova është një storje e suksesit. Do të jemi gjithmonë mirënjohës, do të ruajmë raporte speciale me ShBA. Falë punës suaj dhe djalit tuaj ne jemi duke punuar për një shtet të barabartë”, ka thënë ndër tjera Thaçi në fjalimin e tij.

    Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Beau Biden e meriton të jetë e engjëll mbrojtës i kosovarëve.

    “Beau e meriton të jetë engjëll mbrojtës i kosovarëve, për shkak të historisë dhe jetës së tij. Dhe për shkak se emri Beau dhe mbiemri Biden, mishëroi kuptimin e mikut të çdo kosovari”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa, ka thënë se i pëlqen shumë forca e familjes Biden për t’u ngritur sërish në këmbë pas vdekjes së djalit të tyre, vitin e kaluar pasi humbi betejën me kancerin.

    “Miku im Joe, më lejoni t’u drejtohem me emër e më fal që të trazoj ndjenjat, Beau nuk mund të ishte ndryshe vetëm se një djalë i ndjerë. E admirojë forcën e juaj për t’u ngritur mbi dhimbjen”, ka thënë më tej kryeministri.

    Sipas tij, Kosova e ShBA-ja janë partnere, pasi që kanë të njëjtat vlera.

    “Partneriteti mes dy vendeve tona është natyral. Ne ndajmë vlera të përbashkëta. ShBA-të kanë shpëtuar Kosovën, kanë mbështetur dhe po e mbështetin shtet-ndërtimin e saj. Ne e ndjejmë si falënderim, për ju është që ta bëjmë Kosovën shtet të denjë”, ka shtuar kryeministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark