John Kerry e shpërbleu vajzën e politikanit të vrarë rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    John Kerry e shpërbleu vajzën e politikanit të vrarë rus

    Insajderi
    29 March 2016 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë shpërblyer edhe 13 femra të tjera nga e gjithë bota.

    Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot në Uashington ua ka dhënë çmimet Nemtsovës dhe femrave të tjera nga Bangladeshi, Belizeja, Kina, Franca, Guatemala, Iraku, Malajzia, Mauritania, Sllovakia, Sudani, Tanzania, Tajlanda dhe Jemeni.

    Prej vitit 2007, kur ka filluar të jepet ky çmim, për çdo vit nderohen femrat në gjithë botën, të cilat kanë demonstruar “guxim dhe lidership të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, drejtësisë, të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e femrave”.

    Zhanna Nemtsova, që është reportere në Deutche Welle dhe themeluese e Fondacionit Boris Nemtsov, është larguar nga Rusia dhe jeton në Evropë, pas vrasjes së babait të saj më 27 shkurt të vitit të kaluar, afër Kremlinit në Moskë.

    Zhanna Nemtsova ka bërë fushatë për hetime të mëtejshme lidhur me vrasjen e babait të saj.

    Ajo e ka akuzuar Komitetin e Hetimeve të Rusisë se nuk ishte “i interesuar për zgjidhjen e plotë” të këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark