Johnson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Johnson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme

    Insajderi
    05 March 2017 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë të Britanisë së Madhe thonë se Sekretari i Jashtëm, Boris Johson do të vizitojë Moskën në javët e ardhshme.

    “Kryeministrja Theresa May dhe Sekretari i Jashtëm e kanë bërë të qartë se politika jonë karshi Rusisë është ‘angazhohu por bëj kujdes’ dhe vizita e Johnson do të jenë plotësisht në këtë qasje”, ka thënë zëdhënësja e Zyrës për Jashtë e Britanisë së Madhe.
    Datat për vizitën e Johnson në Rusi do të konfirmohen më vonë.

    Ai pritet që të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

    “Diskutimet do të fokusohen në marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-Rusi dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë Sirinë dhe Ukrainën, ku ne vazhdojmë të kemi dallime të mëdha”, ka thënë zëdhënësja.

    Johnson vazhdimisht ka kritikuar Rusinë, veçanërisht për mbështetjen që i bën presidentit sirian Bashar al-Assad, shkruan REL.

    Ai gjithashtu ka qenë kundër lehtësimit të sanksioneve ruse për aneksimin e paligjshëm të Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark