“Unë do të them me respekt për miqtë dhe kolegët e mi të dashur evropianë se është koha që ne të mos bëhemi sikur ka ardhur fundi botës dhe të mërzitemi, sikur ka ndodhur në disa vende”, tha Johnson në një konferencë shtypi në Beograd të Serbisë.
Komentet nga politikani britanik – i cili udhëhoqi me sukses fushatën për të dalë nga Bashkimi Evropian – mund të ketë befasuar disa njerëz me deklaratën e tij në Beograd, pasi më parë kishte shprehur qëndrim tjetër për Trump.
Johnson para disa muajsh kishte thënë se është “me të vërtetë i shqetësuar që Trump mund të bëhet president”.
Dhe pasi Trump kishte pohuar se disa zona të Londrës ishin të rrezikshme për shkak të myslimanëve të radikalizuar, Johnson kishte thënë: “Arsyeja e vetme që nuk do të vizitojë disa pjesë të New York-ut është rreziku i vërtetë i takimit të Donald Trump-it”. /Insajderi.com