Jonida Maliqi fituese e Eurovizion? Ky rezultat i sajtit zyrtar po ”i çmend” të gjithë - Insajderi
×
Kulturë

Jonida Maliqi fituese e Eurovizion? Ky rezultat i sajtit zyrtar po ”i çmend” të gjithë

Insajderi
18 May 2019 - 22:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision. Këngëtarja shqiptare do të performojë e dyta pas Maltës.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm.

Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor, ndërsa Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë. Mirëpo në një sondazh LIVE që po realizohet prej 6 orësh nga portali zytar i Eurovizionit, Jonida Maliqi kryeson që do të thotë se sipas fansave është pretendentja për të fituar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark