Jonuz Musliu fton shqiptarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet e Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jonuz Musliu fton shqiptarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet e Serbisë

    Insajderi
    31 March 2017 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill.

    Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi.

    Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të mos marrin pjesë në zgjedhje”.

    “Thirrja për bojkot nuk u është drejtuar vetëm mbështetësve të Lëvizjes për Progres Demokratik, por të gjithë shqiptarëve, pasi këtë thirrje për shkak të diskriminimit, e kam bërë si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve”, ka thënë Jonuz Musliu.

    “Nuk është zgjidhur asnjë problem i shqiptarëve, as mungesa e librave mësimor, as përdorimi i simboleve dhe nuk ka as investime”, thotë Musliu, i cili është edhe kryetar i komunës së Bujanovcit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark