Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, ka hapur dyert për shumë futbollistë shqiptar që të vijnë dhe të luajnë për Kosovën. Një gjë të tillë është afër ta bëjë Januzaj.
Në një intervistë për RTK’në, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar se mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është i gatshëm që ta përfaqësojë Kosovën.
“Adnani ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, theksoi Salihu.
Saliu gjithashtu ka bërë të ditur se Januzaj do t’i bashkohet Kosovës pasi të merr lejen nga FIFA.
Por kjo deklaratë e Jonuzajt nuk ka qenë e njëjtë para dy vitesh, kur futbollisti bëri bujë.
Ai ishte paraqitur në krah të trajnerit të Kombëtares belge, Marc Wilmots në një konferencë shtypi, ku kishte deklaruar se kurrë nuk do të luaj për Kosovën.
“Jam i lumtur që jam në një ekip të mirë me një trajner të madh. Unë do të vazhdoj të luaj për Belgjikën edhe nëse Kosova pranohet ndërkombëtarisht”, kishte thënë Januzaj.
Ai ka lindur në Bruksel, kurse prindërit e tij janë nga Istogu. Januzaj ka qenë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë me Belgjikën për Botërorin e Brazilit 2014. Këtë vit, Belgjika nuk është pjesë e Kampionatit Evropian të Futbollit, 2016./Insajderi.com