Jordania tha se një bastisje në afërsi të kufirit me Sirinë ka penguar sulmet e planifikuara nga grupi i Shtetit Islamik.
Shërbimet e inteligjencës së vendit thanë sot se shtatë militantët e dyshuar, të vrarë gjatë operacionit në qytetin Irbid, po planifikonin shënjestrimin e “zonave civile dhe ushtarake, për ta destabilizuar sigurinë e vendit”.
Një zyrtar policor gjithashtu është vrarë gjatë aksionit, ndërsa pesë persona të tjerë janë plagosur gjatë bastisjes.