Josep Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Josep Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

    Insajderi
    13 January 2022 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.

    Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    “Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark