×
  • Lajme
  • Lajme

    Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO

    Insajderi
    19 October 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,

    Joseph ka thënë se loja merr fund në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    “Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z. Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

    Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas profesorit amerikan “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark