Jozi ka një mesazh për futbollistin nga Kosova - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Jozi ka një mesazh për futbollistin nga Kosova

    Insajderi
    07 June 2025 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa në “Air Albania” po zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri – Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë, por edhe në rrjetet sociale ku figura publike po reagojnë njëra pas tjetrës.

    Një ndër ta është Jozi, i cili ka publikuar një foto emocionuese të futbollistit kosovar Mirlind Daku, duke shpërthyer me fjalë të ndjera.

    “Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me mesazhin e fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

    Daku mbetet një nga më të përfolurit në këtë përballje, jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për simbolikën që mbart si përfaqësues i Kosovës.

    Ndeshja vazhdon… dhe shpresa për një fitore historike është më e fortë se kurrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark