Jozi ofendon rëndë Gjestin, a do të merren masa ndaj tij? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Jozi ofendon rëndë Gjestin, a do të merren masa ndaj tij?

    Insajderi
    04 April 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendjes Jozi-n dhe Gjestin.

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon një moment ku Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë verbale.

    “Ma hengsh atë që hanë gratë,” dëgjohet duke thënë Jozi, ndërsa Gjesti reagoi i nervozuar nga kjo deklaratë.

    “Ma hëngsh atë që hanë gratë pas darke”, vazhdoi më tej Jozi, transmeton Insajderi.

    @mevlan.selaj1 #bbv ♬ suono originale – Mevlan Selaj

    Kujtojmë se disa javë më parë, Jozi u eliminua nga shtëpia pikërisht për shkak të një fyerjeje të rëndë që kishte bërë ndaj Gjestit.

    Megjithatë, produksioni i dha një tjetër mundësi dhe ai u rikthye në garë, duke ndezur sërish dinamika të forta mes banorëve.

    Momenti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku pret të shohë nëse kjo sjellje do të sjellë pasoja për Jozi-n, vetëm pak ditë para përfundimit të spektaklit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark