Jozit i ndodh e papritura pasi e goditi me shuplakë Gjestin/Foto - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Jozit i ndodh e papritura pasi e goditi me shuplakë Gjestin/Foto

    Insajderi
    14 April 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga e shtuna, padyshim që kryefjala e mediave ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

    Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë.

    Lexo edhe: E paprecedentë: Jozi grushton Gjestin

    Disa prej ndjekësve e kanë “përqafuar” veprimin e dhunshëm të këngëtarit, e disa të tjerë e kanë dënuar.

    Ata kanë shfrytëzua rrjetet sociale të Jozit për të “shfryrë” inatin, por edhe për të treguar mbështetjen.

    Kjo e fundit është vënë re në numrin e ndjekësve të ish-banorit të Big Brother Vip. Mbrëmjen e djeshme ai kishte 56.7 mijë ndjekës, ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të diele numëron plot 67.5 mijë ndjekës.

    Ndërsa, për ata që e kanë dënuar veprimin e këngëtarit, ka qenë vetë ai i cili ka marrë “masa”. Jozi ka vendosur që të mbyllë të gjitha komentet në postimet e tij, duke mos i dhënë kështu mundësinë ndjekësve që ta kritikojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark