“Ju lutemi të sillemi më me dinjitet” Konjufca ndërhyn teksa opozita lëshon sallën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ju lutemi të sillemi më me dinjitet” Konjufca ndërhyn teksa opozita lëshon sallën

    Insajderi
    17 February 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke iu drejtuar atyre në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Para se ta lëshonin sallën, disa deputetë të opozitës kanë filluar që t’i ndërhyjnë Kurtit me fjalë, derisa ka reaguar edhe Glauk Konjufca.Konjufca ka bërë thirrje për sjellje më dinjitoze meqë është seancë solemne.

    “Ju lutemi të sillemi më më dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca në ndërhyrjen e tij.Megjithatë deputetët e opozitës kanë lëshuar të gjithë sallën e Kuvendit.E pranishme në Kuvend ka qenë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark