Festivali më i madh që u organizua në Kosovë për dy herë radhazi, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë, shkruan Insajderi.
Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar shumë figura publike. Në mesin e personave që kanë shprehur pakënaqësinë, ka reaguar edhe organizatori i “Hardh Fest”, Agron Sokoli.
Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar se “Hardh Fest” do të mbahet në Rahovec pasi aty është konaku, shkruan Insajderi.
“Hardh Fest ju pret sivjet – me dashni e verë!
Ne te njejtin vend, me 2, 3, dhe 4 shtator.
Sepse ne Rahovec e keni konakun“,thuhet në postimin e Sokolit në facebook.