Juglindja dhe veriu i Shqipërisë zbardhen nga dëbora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Juglindja dhe veriu i Shqipërisë zbardhen nga dëbora

    Insajderi
    18 March 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur u mendua që erdhi pranvera pa patur një dimër të vërtetë, ky i fundit duket se u rikthyer si për të treguar se nuk është larguar ende.

    Reshjet e dëborës kanë përfshirë thuajse të gjithë juglinden e Shqipërisë dhe veriun, duke sjellë temperatura me të vërtetë dimërore që në zonat malore kanë shënuar deri në -7 gradë Celsius.

    Në të gjithë qytete e juglindjes ka patur reshje dëbore gjatë natës ndërsa në lartësitë mbi 1 mijë metra trashësia e dëborës ka arritur dei në 10 cm.

    Për momentin nuk raportohen probematika me qarkullimin rrugor, ndërsa grupet e transmetimit të energjisë elektrike janë në gatishmëri, pasi në disa fshatra të thellë malorë të juglindjes në Mokër dhe Moglicë ka patur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

    Reshje të konsiderueshme dëbore ka patur edhe në veri të vendit. Në Theth dhe Bogë, reshjet gjatë natës ka qenë me intensitet, por shtabet e emergjencave nuk raportojne për rrugë të bllokuara.

    Temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli në rrugët rurale dhe për këtë arsye apelohet për kujdes të drejtuesve të mjeteve të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

    Edhe në veri ka patur problem me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të thellë malore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark