Deklarata e Bernardit në prime-n e Big Brother VIP 4 lidhur me orientimin e tij seksual ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.
Një prej VIP-ave që ka reaguar është Jul Deda, ish-banori i BBV, i cili ka ironizuar situatën pa përmendur emra.
I ftuar në Fan Club, Juli ka theksuar se Bernardi u viktimizua me deklaratën e tij dhe e ka kundërshtuar këtë qasje.
Ai shtoi: “Kam qenë kundër lojës së viktimizimit, pse duhet të qante një person i tillë aty? A je krenar, shijoje.”
Reagimi i Juli-t ka nxitur diskutime të shumta në rrjet.
Banori i Big Brother VIP4, Bernardi ka deklaruar hapur se është homoseksual.
Në Prime ku po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.
“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”- tha i përlotur Bernardi, ndërsa vajzat iu afruan menjëherë për ta qetësuar dhe ofruar mbështetje.