Juncker duke folur frëngjisht: Anglishtja po humb rëndësinë e saj në Evropë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Juncker duke folur frëngjisht: Anglishtja po humb rëndësinë e saj në Evropë

    Insajderi
    05 May 2017 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jean Claude Juncker përdori ironinë e hollë për të treguar se rëndësia e Britanisë në Europë po zbehet që tani.

    Në një konferencë për shtyp në Itali, të mbajtur në sfondin e tensioneve të shtuara me afrimin e negociatave të Brexit-it, ai zgjodhi të fliste përgjatë gjithë kohës në gjuhën franceze, por shpjegimin për këtë, serish e dha në Anglisht.

    “Ngadalë, por pa asnjë dyshim, anglishtja është duke e humbur rëndësinë e saj në Europe. Pastaj, kemi dhe zgjedhjet në Francë”, tha Juncker.

    Vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për shkëputje nga blloku, Juncker e cilësoi një tragjedi, por jo të pakapërcyeshme.

    “Do të negociojmë ndershmërisht me miqtë tanë britanikë, por të mos harrojmë se nuk është BE-ja ajo që po braktis Anglinë, është Anglia që zgjodhi të braktiste BE-në dhe kjo e bën të gjithë ndryshimin”, tha Juncker.

    Kryeministrja britanike Theresa May ka akuzuar disa zyrtare të Bashkimit Europian se po përpiqen të influencojnë zgjedhjet parlamentare britanike të 8 qershorit.

    Në ato lokale, konservatorët rezulton të kenë fituar goxha terren në dëm të laburistëve, ndërsa populistët e UKIP pësuan një disfatë totale, të cilën ia faturojnë asaj që e quajnë “fashitje” të ndikimit të kësaj partie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark