Juncker: Nëse dështon marrëveshja për migrantët Turqia do të jetë fajtore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Juncker: Nëse dështon marrëveshja për migrantët Turqia do të jetë fajtore

    Insajderi
    05 November 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit turq do të fajësohen nëse marrëveshja dështon, tha Juncker në një intervistë të publikuar të shtunën, përmes së cilës ka paralajmëruar se Turqia po largohet nga vlerat demokratike dhe lidhjet më të afërta me BE-në, shkruan AP.

    “Jam imun ndaj kërcënimeve të udhëheqësve të Turqisë” i tha Juncker të përditshmes belge Le Soir. “Nëse Turqia nuk përmbushë kushtet e përcaktuara, nuk do të ketë përparim në çështjen e vizave”, tha ai duke shtuar se nëse marrëveshja dështon “do të jetë dështim i Turqisë”.

    Turqia u pajtua, në muajin mars, që të ndalojë kalimin e migrantëve ilegalë nga Greqia në shkëmbim të ndihmës financiare për ata që ishin nën përkujdesjen e saj, premtimin për lëzizjen e lirë të qytetarëve të saj në BE dhe përshpejtim të bisedimeve për anëtarësim në BE, shkruan REL.

    Por kishte një bllokim për planin që t’I sigurohet Turqisë një qasje pa viza në Evropë, meqë Brukseli fillimisht dëshiron që Turqia të ndryshojë ligjet e saj anti terror, që ajo I sheh si shumë të zgjeruara

    Udhëheqësit evropianë gjtihashtu e kritikuan Turqinë për arrestimin e udhëheqësve kryesorë të partisë kryesore pro kurde në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark