Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja

    Insajderi
    24 March 2017 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për mundësinë e një lufte të re në Ballkanin Perëndimor, nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian.

    Pence ka qëndruar në Bruksel më 20 shkurt, por detajet e bisedës, Juncker i ka zbuluar në një intervistë për gazetën Financial Times, të publikuar të premten.

    Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Donald Trump, ka vlerësuar disa herë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të nxisë edhe vende të tjera të braktisin bllokun.

    “I kam thënë (v.j. nënpresidentit Pence): Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse BE-ja kolapson, do të keni luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker për Financial Times.

    “Mundësia e vetme për këtë pjesë të torturuar të Evropës është të ketë perspektivë evropiane. Nëse i lëmë vetëm – Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën Sërpska, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha këto vende – do të kemi prapë luftë”, ka thënë Juncker./rel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark