Djali i i kandidatit të LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është shoqëruar në polici dhe është duke u intervistuar nën dyshimet se ka tentuar të votojë më shumë se një herë, shkruan Insajderi.
Se një person është shoqëruar në polici e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se një person është shoqëruar në polici.
“Mundem të ju thëm së një person është duke u intervistuar nga policia. Më pas, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, tha Nikçi.