
Këngëtari dhe aktori Jean “Diddy” Combs është shpallur fajtor për dy akuza, ndërkaq për tri të tjera i pafajshëm.
Juria në Gjykatën e New Yorkut ka marrë të mërkurën një vendim unanim për pesë akuzat ndaj Diddyt.
Ai është shpallur fajtor për transportim për prostitucion të ish të dashurës Cassie Ventura dhe për transportim për prostitucion të një gruaje me emrin “Jane”.
Diddy është shpallur i pafajshëm për komplot për shantazh që ishte një prej akuzave më të rënda ndaj tij dhe për trafikim seksual të Cassie Ventura.
Ai gjithashtu është shpallur i pafajshëm edhe për trafikimin seksual të “Jane”.
Pritet të mësohet se çfarë dënimi do të marrë Diddy.
Dy prej akuzave për të cilat është shpallur fajtor dënimi maksimal është me 10 vjet.