Komuna e Skenderajit para dy ditësh ka nisur punimet për projektin e parkingut nëntokësor. Por, parcela ku ka nisur ky ndërtim është në kontekst gjyqësor në mes të Komunës dhe AKP-së. Edhe pse vetë Nura para katër muajsh ishte zotuar që do të do t’i korigjojnë këto gabime, por para dy ditësh ai ka nisur punimet po në këtë parcelë për të cilën kishte akuazuar ish-kryetarin Bekim Jashari për shkelje ligjore.
Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje ka kontakuar edhe me Agjencinë të Kosovës dhe Privatzimit të cilët thanë se kane dorëzuar tashmë propzomin në Gjykatë që të ndalen punimet.
“Parcelat me numër 00111-0 dhe 0112-0 ZK Skenderaj janë ne kontest pronësor me Komunën e Skenderajt, pasi që kanë kaluar nga pronësia e NSH Përparimi në Komunën e Skenderajt. Propozimin për masë të përkohshme të sigurisë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për ndalimin e punimeve dhe tjetërsimin e parcelave”, thuhet në në përgjigjen e AKP-së.
Në faqën zyrtare të Komunës së Skenderajit i kanë dhënë jehonë lajmit se kanë nisur punimet për parkingun nëtokësor duke thënë se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Kryetarit Nura ani pse kjon parcelë është në kontekst gjyqësor.
“Ka nisur të përmbushet edhe një premtim tjetër i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, lidhur me projektin e njërës prej unazave të brendshme të qytetit, të cilën e kishte premtuar në kohën e fushatës parazgjedhore. Fjala është për projektin e ndërtimit të unazës rrugore që lidhë pjesën prej gjykatës me rrugën “Ahmet Delia”, thuhet në njoftim.
Me 3 shkurt Komuna e Skenderajit e që në krye të saj është juristi Fadil Nura ishin ankuar për Qeverisjën nga Bekim Jashari lidhur me këto parcela duke u zotuar se do t’i korigjojnë këto gabime. Po, vetëm katër muaj me vonë ata nisën projektin po në të njëjten parcelë e cila është në kontekst gjyësor.
“Shkelje ligjore dhe mosrespektim të ligjshmërisë rreth bartjes së pronave publike, moskorrigjimin e vendimeve për të cilat është konstatuar se ka pasur shkelje, si dhe veprime të tjera të dëmshme, nga qeverisja e kaluar, me çka është dëmtuar në radhë të parë interesi i përgjithshëm dhe organizimi i jetës institucionale në Komunën e Skenderajt. Qeverisja e tanishme është angazhuar që të punojë me përkushtim duke vendosur ligjshmërinë dhe të korrigjojë vendimet për të cilat është konstatuar se ka pasur shkelje ligjore”, thuhej në njoftimin e komunës.
Çfarë parasheh ligji?
Agjencia e Kosovës së Privatizimit sipas despozitave të nenit 5 të Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatzimit është themeluar që sipas despozitave:
(i) ndërmarrjet në pronësi shoqërore, pavarësisht nëse i janë nënshtruar transformimit apo jo; dhe 6 (ii) të gjitha asetet që ndodhen në territorin e Kosovës, pavarësisht a janë të organizuara si subjekt apo jo, të cilat kanë qenë pronë në pronësi shoqërore me ose para 22 Marsit 1989, pavarësisht nëse i janë nënshtruar transformimit apo jo, sipas Nenit 5.1(b) më poshtë.
Ku përfshihet edhe kjo parcelë që ishte e ndërmarrjes shoqërore “Përparimi”, e pët të cilën ishte përgjegjëse AKP-ja, por që më vonë u mor kundërligjshëm nga Kuvendi Komunal i Skenderajit për çka ishte edhe paditur kjo komunë.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Komunën e Skenderajit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.