
Justin Bieber ka shqetësuar sërish fansat pas disa postimeve të çuditshme në Instagram gjatë fundjavës.
Këngëtari 31-vjeçar ndau selfie të zymta, ku dukej i shtrirë në një divan apo para pasqyrës, dhe shoqëroi fotografitë me mesazhe enigmatike për faljen dhe vetëreflektimin: “Po pranoj që Zoti më fal këtë mëngjes. Prandaj mund ta fal veten dhe të tjerët sot”.
Krahas imazheve, Bieber postoi edhe një screenshot të një thirrjeje FaceTime me gruan e tij, Hailey, shkruan DailyMail.
Megjithatë, fansat u ndanë mes shqetësimit dhe mbështetjes, duke komentuar: “Ai nuk është mirë” dhe “Është si të shikosh një aksident treni që s’mund ta ndalosh”.
Këngëtari është parë gjithashtu duke udhëtuar vetëm në Los Angeles, ndërsa vazhdon të publikojë reflektime personale për jetën dhe marrëdhëniet. Në një postim të mëhershëm kritikoi ata që gjykojnë të tjerët për atë që “meritojnë”: “Zoti vendos çfarë meritojmë. Jo ju”.
Për fansat, postimet e tij të fundit janë një tjetër shenjë se Justin po kalon një periudhë të ndërlikuar emocionale.