Justin Bieber reagon ashpër ndaj paparacëve: Kjo duhet të ndalojë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Justin Bieber reagon ashpër ndaj paparacëve: Kjo duhet të ndalojë

    Insajderi
    25 April 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të vazhdueshme të paparacëve në jetën e tij private.

    Përmes një videoje të postuar në Instagram, këngëtari ka treguar sesi nuk mund të lëvizë askund pa pasur kamerat e paparacëve pas tij, duke shfaqur momente të tensionuara ndërsa largohej nga një vend publik i ndjekur nga fotografë.

    Në mbishkrimin e postimit, Bieber shkruan shkurt: “This has to stop” (Kjo duhet të ndalojë), duke lënë të kuptohet lodhjen dhe frustrimin e tij ndaj këtij presioni të vazhdueshëm mediatik.

    Justin Bieber reagon ashpër ndaj paparacëve: Kjo duhet të

    Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe nga media të njohura, ku theksohet se këngëtari nuk arrin të marrë frymë i qetë pa u ndjekur nga paparacët, edhe në momente të zakonshme të përditshmërisë së tij.

    Ky reagim ka nxitur diskutime mes fansave dhe publikut mbi kufijtë e privatësisë që duhet të respektohen, edhe për personazhet më të famshëm në botë.

    Justin Bieber reagon ashpër ndaj paparacëve: Kjo duhet të

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark