Justin Bieber shfaqet i lodhur mes shqetësimeve për shëndetin dhe martesën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Justin Bieber shfaqet i lodhur mes shqetësimeve për shëndetin dhe martesën

    Insajderi
    01 February 2025 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber u pa i rraskapitur dhe i çrregullt në një dalje të fundit në New York, mes shqetësimeve në rritje të fansave për gjendjen e tij.

    Këngëtari 30-vjeçar doli i vetëm nga një studio muzikore, me këmishën e zbërthyer që ekspozonte tatuazhet në gjoks, pavarësisht motit të ftohtë dhe me shi.

    Ndërkohë, burime pranë tij thanë për DailyMail.com se ai po lufton me izolimin dhe ankthin nga turmat e mëdha, duke preferuar të qëndrojë në shtëpi ndërsa gruaja e tij, Hailey, është më e angazhuar me punën, shkruan DailyMail.

    Spekulimet për tensione në martesë u shtuan pasi çifti u pa duke darkuar veçmas në të njëjtin restorant.

    Miqtë e Hailey-t thuhet se janë të shqetësuar për sjelljen e paparashikueshme të Justinit dhe disa madje i kanë sugjeruar asaj ta lërë atë.

    Së fundmi, Bieber ka hequr nga ndjekja disa njerëz të afërt në rrjetet sociale, përfshirë mentorin e tij Usher dhe ish-menaxherin Scooter Braun, duke rritur edhe më shumë spekulimet mbi gjendjen e tij aktuale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark