Justin flet për shëndetin mendor, habit me fjalët - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Justin flet për shëndetin mendor, habit me fjalët

    Insajderi
    01 October 2025 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mesazhesh prekëse dhe reflektuese në Instagram, ku flet hapur për betejat e tij me shëndetin mendor.

    Këngëtari 31-vjeçar i ka përshkruar ditët e fundit si sfiduese emocionalisht, duke rrëfyer se ka kërkuar ndihmë nga Zoti dhe ka ndjerë pasiguri për veten dhe të kaluarën e tij.

    Në një nga postimet e tij më të sinqerta, Bieber shkruan:

    “Jam thjesht një djalë i zakonshëm me të meta. Kam bërë gjëra që kanë lënduar të tjerët. Vazhdoj të them dhe bëj gjëra që nuk i kam me qëllim, por që lëndojnë.”

    Ai shton se çdo ditë përpiqet të jetë më pak egoist dhe të rritet shpirtërisht. Ai flet për fuqinë e dashurisë si një ndjenjë që nuk gjykon, por përkrah dhe ndihmon.

    Në një tjetër mesazh, këngëtari pranon se shpeshherë ka frikë nga ideja se do të zbulohet për “egoizmin” që e shqetëson:

    “Ndonjëherë mendoj se do të zbulohem nëse u tregoj të tjerëve sa egoist jam. Dhe pastaj ndjej frikë se nuk do më besojnë më.”

    Megjithatë, ai thekson se sa më shumë është i hapur dhe i sinqertë me veten dhe të tjerët, aq më i lirë ndihet.

    Në një pjesë tjetër të rrëfimit, Bieber pranon se ka pasur ditë ku është ndjerë pesimist, por përpiqet të ndryshojë perspektivën e tij përmes besimit:

    “Zgjohem ndonjëherë pesimist. Ia vë fajin Zotit për ndjenjat që kam, në vend që të komunikoj me të dhe t’i kërkoj ndihmë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark