Jusuf Azemi: Kosovarët po ikin sikur gjatë vitve të okupimit 1990-‘99 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jusuf Azemi: Kosovarët po ikin sikur gjatë vitve të okupimit 1990-‘99

    Insajderi
    12 July 2022 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi ka thënë se qytetarët po ikin nga Kosova sikurse në vitet e okupimit, gjatë viteve 1990-’99.

    Azemi ka bërë një përllogaritje për ta mbështetur deklaratën e tij.

    “Sipas shifrave që i kemi, më shumë sot po na ikin rinia dhe punëtorët nga Kosova, se në kohën kur kemi qenë të okupuar se sa në vitet 1990-’99. Ndoshta duket ekzagjërim, por me vetë faktin që në vitin 2021 t’kanë shku 42 mijë vetë, edhe nëse ti e merr për 10 vjet të kanë shku, dhe nëse ti e merr për 10 vjet, të kanë shku që420 mijë vetë. Faktikisht, domethënë, edhe në vitin ’90-’99 të kanë ikë po kaq njerëz”, ka deklaruar ai në Pressing të T7.

    Ndryshe, janë qindra mijëra qytetarë që e kanë lëshuar Kosovën përgjatë viteve të pasluftës.

    Më shqetësues emigrimi ka qenë gjatë viteve 2014-2016 si dhe nga viti 2020 e tutje.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), së fundmi ka bërë vlerësimin e popullsisë së Kosovës për vitin 2021. Sipas ASK-së gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 ,391 persona.

    Po ashtu, është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë ndërruar vendbanimin, komunën e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4,122 persona.

    Ndërkaq vitin e kaluar (2021), sipas ASK-së, kanë emigruar 42,728.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark