Juventus zbulon: Ky është çmimi i blerjes së Edon Zhegrovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Juventus zbulon: Ky është çmimi i blerjes së Edon Zhegrovës

    Insajderi
    01 September 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova e ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të Serie A, por jo vetëm.

    Ai iu bashkua Juventusit, pas tri vite e gjysmë si lojtar i Lille në Ligue 1.

    Gjatë ditës, Zhegrova i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin juventin, e cila e mbanë në Turin deri në vitin 2030. Juventusi e zyrtarizoi transferimin e tij në rrjetet sociale, pak orë pas përfundimit të merkatos së verës.

    Po ashtu, “Zonja e Vjetër” e ka bërë të ditur edhe çmimin e paguar për yllin dardan.

    14.3 milionë euro do të ‘derdhen’ në arkat e Lille, në një periudhë katërvjeçare, teksa 1.2 milionë tjera do të jenë si pagesa shtesë. 3 milionë të tjera do të jenë bonuse, nëse arrihen disa objektiva sportive.

    Zhegrova karrierë ka bërë edhe te Baseli e Genk, nga ku u bë i njohur për publikun evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark