Juventusi ka nënshkruar me sulmuesin francez Randal Kolo Muani (26) nga Paris Saint-Germain në formë huazimi deri në fund të sezonit, njoftoi të enjten klubi i Serie A.
Marrëveshja është për një milion euro plus një shumë shtesë deri në 2.6 milion euro, tha klubi në një deklaratë.
Kolo Muani ka qenë jashtë formës te PSG dhe e ka pasur të vështirë të gjejë vend në ekipin e Luis Enrique.
Ai ka nisur vetëm dy ndeshje në kampionat këtë sezon, pavarësisht se e hapi sezonin me dy gola në tre ndeshjet e para, por është një lojtar i rregullt në ekipin e Francës të drejtuar nga Didier Deschamps.
Ai iu bashkua PSG-së nga Eintracht Frankfurt në shtator 2023 për një shumë të raportuar prej 90 milionë euro dhe ka shënuar 11 gola në 54 ndeshje. Në 27 paraqitje për Francën, Kolo Muani ka realizuar tetë gola.
Juventusi është i vetmi ekip i pamposhtur në Serie A, por 13 barazime në 21 ndeshje i kanë lënë djemtë e Thiago Motta-s në vendin e pestë në tabelë, 13 pikë larg liderit Napoli, me të cilin përballen të shtunën në Napoli.