Juventusi synon të përforcohet me sulmuesin nigerian, Victor Osimhen, që është futbollist i Napolit por që aktualisht aktivizohet te Galatasaray.
Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, është admirues i madh i Osimhenit, të cilin e kishte transferuar në vitin 2020, sa ishte drejtor sportiv i Napolit.
Osimheni ishte prej lojtarëve më të mirë te Napoli, kur në vitin 2023, skuadra napolitane me Amir Rrahmanin në skuadër, e fitoi titullin e kampionit në Itali.
26-vjeçari në 21 ndeshjet e edicionit aktual i ka 17 gola të realizuar e 15 asistime në të gjitha garat.