Gazeta Corriere Dello Sport së fundmi ka raportuar për një interesim të mundshëm të Juventusit për mesfushorin kolumbian të Realit të Madridit, James Rodriguez.
Në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes drejtuesve të Realit dhe atyre tw Juventusit për të diskutuar çështjen Morata, dhe pikërisht në këtë takim, Juventusi do të tentojë të bindë klubin “Merengues” të lejojë transferimin e James në Torino.
Mesfushori kolumbian nuk po kalon një moment të mirë në Madrid pasi në këtë sezon si me Benitez, ashtu edhe me Zidane në drejtim ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Realit, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Rodriguez po mendon largimin nga kryeqyteti spanjoll.
Juventusi konsiderohet si një opsion i mirë për të vijuar karrierën nga ana e futbollistit kolumbian por pengesë në këtë operacion transferimi mund të bëhet shifra e lartë që kërkojnë Los Blancos për James.
Drejtuesit e Realit duan të përfitojnë mbi 70 milionë Euro nga shitja e tij edhe pse në shtëpinë bardhezi shpresojnë që gjithçka të mbyllet me sukses për një shumë jo më të lartë se 60 milionë Euro. /Insajderi.com